Liverpooli më i mirë se Manchester City

Sporti

Liverpooli më i mirë se Manchester City

Nga: K.Goca Më: 31 korrik 2014 Në ora: 11:05

Ekipi i Liverpoolit merr kryesimin në grupin B në turneun “Guinness Cup” që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liverpooli dhe Manchester City bënë lojë të shkëlqyeshme dhe kënaqën të pranishmit në stadiumin “Yankee” të New Yorkut. Liverpooli shënoi fitore me penallti me rezultat 3:1, pasi që takimi në kohën e rregullt përfundoi 2:2. Në minutën e 53-të, futbollisti Jovetiç kaloi në epërsi Cityn, por kjo nuk zgjati edhe shumë, pasi që Liverpooli u kundërpërgjigj shumë shpejt. Henderson në minutën e 59-të e barazoi rezultatin 1:1, kurse pas tetë minutave (68’) Jovetiç sërish shënoi për epërsinë 1:2 të “milionerëve”. Pesë minuta pa përfunduar ballafaqimi, Sterling shënoi për 2:2 dhe ndeshja shkoi në penallti. Me penallti Liverpooli ishin më të suksesshëm, ku realizuan:Can, Henderson e Lucas Leiva dhe dështoi Sturridge, kurse te City i saktë qe Iheanacho dhe dështuan: Kolarov, Yaya Toure e Navas. Liverpooli prin me 5 pikë në renditje, i ndjekur nga Manchester City me 4 pikë.

Liverpool-Manchester City 2:2 (0:0)
Stadiumi: “Yankee” , New York.
Shikues:49,653.
Shënues: Henderson (59’), Sterling (85’)- Jovetiç (53’, 68’).
Kartonat e verdhë: Coates-
Liverpool: Jones (Mignolet 46’); Kelly (Johnson 46’), Toure, Coates (Sakho 76’), Enrique (Robinson 46’); Henderson, Gerrard (Lucas Leiva 76’), Allen (Can 65’); Coutinho; Sturridge, Lambert (Sterling 46’).
Manchester City: Caballero (Hart 46’); Clichy, Boyata, Nastasic, Kolarov; Navas, Fernando, Zuculini, Milner (Sinclair 46’); Jovetiç (Yaya Toure 70’), Dzeko (Iheanacho 46’).

Tabela
1. Liverpool 2 1 0 4:2 5
2. Manchester City 2 1 0 7:4 4
3. Olympiakos 2 1 1 3:1 3
4. Milan 2 0 2 1:8 0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat