Divock Origi, zyrtarisht te Liverpool

Sporti

Divock Origi, zyrtarisht te Liverpool

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 23:34

Liverpooli kompletoi hedhjen e firmave me sulmuesin belg, Divock Origi, që u ble nga francezet e Lille per 10 milionë Paund por 19-vjeçari do të huazohet menjëherë për të luajtur sërish te klubi franzez edhe për sezonin e ardhshëm. I riu që impresionoi në Kupën e Botës kishte qenë që para Botërorit në radarët e të “kuqve” të cilët e ndiqnin që kur kishte luajtur me përfaqësuesen belge të 15-vjeçarëve. Origi udhëtoi për tu bashkuar me Liverpoolin në turin parasezonal në Amerikë në mënyrë që transferimi të kompletohej ndërsa dha dhe intervistën e tij të parë si futbollist i Liverpoolit.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që një klub kaq i madh si Liverpooli tregoi interes për mua. Jam shumë i emocionuar. Për mua është një ëndërr që të luaj për këtë klub. E njoh Liverpoolin si një klub me histori të madhe, kështu që për mua është gjithçka perfekte. Trajneri Rodgers tregoi interes për mua dhe më tha se duke punuar do të shkoj larg. Më duhet të punoj fort, ai është një trajner i madh dhe unë jam shumë i lumtur”.

Vetë trajneri Brendan Rodgers u shfaq i kënaqur që siguroi firmën e talenteit të ri që bashkohet me Rickie Lambert, Adam Lallana, Lazar Markovic dhe Dejan Lovren në listën e rekrutëve të rinj për Liverpoolin, Ishte vetë Rodgers ai që bëri të ditur se Origi do të huazohet për një vit te ish klubi i tij Lille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat