Islami lë Dritën, firmos me Hajvalinë

Sporti

Islami lë Dritën, firmos me Hajvalinë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:16

Hajvalia e ka ndërmend të sjellë një kontingjent të madh futbollistësh cilësorë dhe të jetë sa më e fuqishme për edicionin e ri. Pas disa përforcimeve, si me Semir Zenelin, Leart Eminin, Driton Vokshin, Armend Kastratin, Ilir Avdylin, Arbër Shalën, Genc Hamitin, radhët e saja i ka ngjeshur edhe mbrojtësi i djathtë i Dritës nga Gjilani, Përparim Islami. Ky është prej përforcimeve më të qëlluara në repartin e mbrojtjes, duke bërë ekipin gjithnjë e më të fortë. Islami për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se ka firmosur për një vit me Hajvalinë dhe synon që të jap më të mirën për të arritur edhe suksese të reja. “Kam arritur marrëveshje me Hajvalinë për një vit dhe jam i kënaqur me kushtet që mi afruan. Do të jap maksimumin në çdo ndeshje. Me këtë fond të lojtarëve që ka Hajvalia besoj se edhe ne do të jemi në mesin e tri ekipeve që do të luftojmë për titullin e kampionit”, tha Islami. Një kohë ishit në Hys, pastaj shkuat në Dritë, kalimi të Hajvalia, a mendoni se është hapi më i duhur? “Po! Jam kanë pjesë e Dritës dhe nuk kemi mundur me gjetur gjuhë të përbashkët dhe tash jam pjesë e Hajvalisë. Me kushtet që më afruan jam i kënaqur dhe synojmë që me lojëra korrekte të jemi në krye të tabelës”, tha Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat