Guardiola i mahnitur me Lewandowskin

Sporti

Guardiola i mahnitur me Lewandowskin

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 18:30

Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, është i mahnitur me formën e përforcimit të ri, Roberto Lewandowski. Sulmuesi i ardhur nga Dortmundi ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme. Bayerni me dy golat e tij mposhti me rezultat 3:0 Wolfsburgun dhe fitoi Telekom Cup në futboll. “Ishte një fitore e merituar. U përpoqa të provoja të rinjtë dhe kombinimi ishte perfekt. Kemi fituar me shumë lojtarë të rinj ndaj dy ekipeve prestigjioze. Ndërsa Lewandowski është një superlojtar. Ai është i kompletuar. I ka të gjitha”, tha Guardiola. Ai lavdëroi edhe Riberyn. “Ribery vjen nga një lëndim i gjatë. Por ai ka një shpirt të madh dhe di si t’i mposhtë problemet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat