Sahiti vazhdon edhe për një vit me Kastriotin

Sporti

Sahiti vazhdon edhe për një vit me Kastriotin

Nga: K.Goca Më: 28 korrik 2014 Në ora: 18:26

Ish-portieri i gjeneratës së artë të viteve 80-ta, Skënder Sahiti, iu vazhdua kontrata edhe për një vit si trajner në klubin me renome të hendbollit Kastrioti i Ferizajt. Sahiti u shpreh i lumtur për vazhdinmin e kontratës dhe zotohet se do të bëjë një ekip me kompakte për edicionin e ri. Drejtori i klubit ferizajas, Muhamet Kilaj, konfirmon se kontrata iu është vazhduar Sahitit, por sipas tij janë bërë edhe disa ndryshime pozitive në klub që do të sjellin edhe fryte në edicionin e ri. Kastrioti ka synim që të rikthejë shkëlqimin, pra tituj, si dhe të kthejë edhe shikuesit në palestër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat