Hasi me Anderlechtin e nisën me fitore

Sporti

Hasi me Anderlechtin e nisën me fitore

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 13:26

Anderlecht e filloi me fitore mbrojtjen e titullin në kampionatin belg. Klubi i mirënjohur belg drejtohet nga ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Besnik Hasi. FC Anderlecht para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Mouscron-Peruwelz , në kuadër të javës së parë. Trajneri nga Kosova e nisi me këmbë të mbarë misionin për titull dhe shpreson se do të vazhdojnë këtë ritëm deri në fund. Hasi pas triumfit në Superkupën e Belgjikës bëri një start të shkëlqyeshëm me ekip dhe janë konkurrenti kryesor për të gjitha trofetë në Belgjikë. Takimi i luajtur në “Constant Vanden Stock Stadium” nisi me presionin e skuadrës kampione që arriti ta zhbllokonte rezultatin që në minutën e 15-të me anë të Frank Acheampong. Anice Badri në minutën e 62-të ka barazuar rezultatin 1:1 dhe ka vënë në presion sado kudo kampionin. Ekipi vendas shpërtheu me dy gola në vazhdim, ku në minutën e 75-të Aleksandar Mitroviq shënoi për 2:1 dhe Matias Suarez vulosi fitoren me 3:1 pikërisht në minutën e 80-të. Hasi pak muaj më parë është emëruar edhe trajner i skuadrës belge, ku në drejtimin e tij u shpall kampion dhe fitoi Superkupën dhe tash e nisi edhe me fitoren edicionin e ri. Anderlecht tash renditet i dyti me 3 pikë, sa ka edhe i pari Standard Liege.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat