Iniesta: Suarez një fenomen. Këtë sezon synojmë gjithçka

Sporti

Iniesta: Suarez një fenomen. Këtë sezon synojmë gjithçka

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 23:47

Andres Inesta beson se Barcelona e sezonit të ri do të kthehet në po atë ekip të bukur që arriti të fitonte gjithçka.

Andres Inesta beson se Barcelona e sezonit të ri do të kthehet në po atë ekip të bukur që arriti të fitonte gjithçka. Mesfushori i kombëtares spanjolle së bashku me tetë futbollistë të tjerë që morën pjesë në Botërorin e Brazilit janë bashkuar me skuadrën vetëm në ditët e fundit dhe si një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në ekip ishte pikërisht ai që u shfaq në një konferencë për shtyp, ku Iniesta fillimisht foli mbi pritshmëritë që ka për sezonin e ri.

“Si në çdo sezon tjetër edhe këtë vit e nisim gjithçka nga zero. Është e vërtetë që në skuadër ka pasur shumë ndryshime në të gjitha kuptimet, megjithatë ne shpresojmë dhe kemi besim se mund të zhvillojmë një sezon të madh. Dëshirojmë të fitojmë tituj, por edhe të dëfrehemi sërish duke luajtur futboll”.

Në vazhdim të intervistës, 30-vjeçari foli edhe për trajnerin e ri të Barcelonës, Luis Enriquen.

“Luis Enrique ka qenë lojtari i parë i Barçës që unë takova kur fillova të stërvitesha me ekipin e parë. Me të kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë dhe jam i lumtur që ai ndodhet këtu. Luis Enrique është një trajner që i ka idetë shumë të qarta. Ne futbollistët duhet të besojmë tek ai dhe tek ato që na thotë pasi Enrique mund të na përmirësojë akoma edhe më tepër”.

I pyetur për blerjen e madhe të Barçës, uruguaianin Luis Suarez që për shkak të pezullimit që ka marrë nga FIFA nuk është bashkuar ende me skuadrën, Iniesta nuk preferoi të zhbalancohej me deklaratën e tij.

“Luis Suarez është një nga sulmuesit më të mirë në Botë. Për ne mesfushorët të kesh në skuadër një sulmues me karakteristikat e tij është diçka fantastike. Sa i përket pezullimit të tij nga FIFA nuk dua të flas pasi kjo është një temë shumë delikate. Nëse flas nuk e di nëse mund të favorizoj çështjen apo ta përkeqësoj akoma edhe më tepër. Ne të gjithë në ekip shpresojmë që gjithçka të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe Suarez të lirohet nga pezullimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat