Haxhi Krasniqi, gati për supersfidën e madhe!

Sporti

Haxhi Krasniqi, gati për supersfidën e madhe!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2014 Në ora: 19:06


Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, është gati për supersfidën e madhe. Ai për kundërshtarë ka ukrainasin Oleksandr Cherviak. Një boksier i papërshtatshëm, por Krasniqi është i përgatitur dhe i mobilizuar deri në pikën e fundit për ta hequr qafesh edhe këtë kundërshtar dhe t’i hapet rruga në luftë për titullin e kampionit të botës. Kryetrimi shqiptar do të zhvillojë luftë për dy tituj: WBO International dhe WBA Continental në kategorinë gjysmë të rëndë në profesionalizëm. Meçi zhvillohet nesër (e shtunë) në “Anhalt Arena” të qytetit gjerman Dessau dhe do të transmetohet edhe nga televizioni gjerman, SAT.1. Fituesi i këtij meçi nuk bëhet vetëm pronarë i dy titujve të rëndësishëm, por afrohet shumë afër titullit të botës, qoftë në Federatën WBA apo edhe në WBO. Krasniqi që shquhet me teknikë të përsosur dhe me goditje të forta, synon fitore. një sfidë e vështirë, e cila zgjat 12 runde dhe që zgjon kërshërinë e tifozëve të këtij sporti dhe kudo që janë shqiptarë mezi presin të shohin kryetrimin shqiptar dhe edhe një fitore të radhës të tij. Gjithçka është gati për sfidën e madhe të shqiptarit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat