Blanc: PSG po respekton fair-play financiar

Sporti

Blanc: PSG po respekton fair-play financiar

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:25

Laurent Blanc e pranon se Paris Saint Germain-i në merkaton e kësaj vere, në ndryshim nga sezonet e kaluara i ka marrë seriozisht rregullat e reja të vendosura nga UEFA.

Laurent Blanc e pranon se Paris Saint Germain-i në merkaton e kësaj vere, në ndryshim nga sezonet e kaluara i ka marrë seriozisht rregullat e reja të vendosura nga UEFA në lidhje me fair play-in financiar dhe po përpiqet ti respektojë në maksimum ato. Qeveria e Futbollit Europian para pak kohësh ndërmori sanksione ndaj klubit francez pasi i cilësoi jo sipas rregullave të Fair Play-it financiar lëvizjet e Paris Saint Germain në merkaton e transferimeve, duke ndëshkuar këta të fundit me një gjobë goxha të majme. Por pavarësisht kësaj drejtuesit e klubit parizien u treguan dorëlëshuar në fillimin e merkatos verore pasi i paguan Chelsea-it plotë 50 milionë Euro për të firmosur me mbrojtësin brazilian David Luiz, ndërkohë që mediat spanjolle dhe ato franceze kohët e fundit po aludojnë për një kalim të mundshëm të Angel Di Marias në “Parque Des Princes”. Por edhe pse Parisi ka shpenzuar deri tani 50 milionë Euro në merkato, Blanc këmbngul se klubi ka ndryshuar politikë në transferimet e futbollistëve dhe nuk do të shpenzojë më shifra marramendëse për të firmosur me emra të tjerë.

“ Ne nuk po bëjmë më atë që do të dëshironim në merkato. Fair-play financiar po na shqetëson jo pak megjithatë unë mendoj se klubi ka filluar respektojë atë. Shikoni para pak ditësh kemi transferuar në skuadër Serge Aurier nga Toulouse por ai ka mbrritur te ne vetëm në formë huazimi pasi duam të jemi sa më konform rregullave të vendosura nga UEFA”.

Më pas Blanc u përqëndrua edhe njëherë te mbrojtësi Aurier i cili është transferuar te parizienët në formë huazimi me të drejtë blerjeje për sezonin e ardhshëm nga kampionët Francës, të cilët duhet të derdhin në arkat e Toulouse rreth 9 milionë Euro.

“ Jam shumë i lumtur që e kemi atë në skuadër. Aurier është një ri premtues që mund ti japë shumë Parisit në të ardhmen. Shpresoj që ai të rritet shumë si futbollist dhe të na ndihmojë në arritjet e sukseseve të mëtejshme me paraqitjet e tij në fushë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat