Më mirë 35 mijë euro për hendboll se për ligë private në basketboll!

Sporti

Më mirë 35 mijë euro për hendboll se për ligë private në basketboll!

Nga: Nga Enis Kastrati Më: 23 korrik 2014 Në ora: 14:24

Reagimet sportive

Në ditën e martë filloj një epokë e re për hendbollin e Kosovës, sepse u hodh shorti për gara evropiane në nivel ekipor. Mirëpo, ajo çka do të shkruhet në analet e historisë së hendbollit tonë që për herë të parë kombëtarja e Kosovës do të marr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2018 dhe fati deshi që në këtë parakualifikim të jemi në grup me Rumaninë dhe Italinë. Për Italinë nuk e di se çfarë kualiteti ka ose çfarë fondi të lojtarëve posedon, ndërsa për Rumaninë mendoj se është një kombëtare shumë e mirë dhe e komponuar si dhe e fortë, kur kihet parasysh investimet që janë bërë kohëve të fundit në hendbollin rumun. Ata kanë ecur shumë përpara kur dihet që ekipet rumune janë ndër më të respektuarat në garat evropiane dhe kanë lojtarë të spikatur në radhët e tyre.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat