Holanda e treta në Botëror, Brazili sërish zhgënjeu

Sporti

Holanda e treta në Botëror, Brazili sërish zhgënjeu

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2014 Në ora: 22:20

Kombëtarja e Holandës e përfundoi në vend të tretë Kampionatin Botëror - "Brazili 2014" në futboll. Futbollistët e Brazilit sërish zhgënjyen tifozët e vet "Samba", por kësaj here shpëtuan më lehtë. Holanda shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër brazilianëve, në ndeshjen e luajtur për vend të tretë në stadiumin "Nacional" në Brasilia.Holanda e filloi furishëm dhe për 20 minuta e parë realizoi dy gola ku edhe përfundoi punën e saj. Brazili nuk ishte në element dhe sidomos reparti i mbrojtjes, ku ishte edhe fajtori kryesor. Faktikisht brazilianët mbeten edhe pa medaljen e bronztë, duke zhgënjyer deri në pikën e fundit dashamirët e vet. Në minutën e 2-të, Arjen Robben me shpejtësi të madhe i afrohet 16-shit, ku brenda saj faullohet nga Thiago Silva dhe penallti. Robin van Persie nga penalltia qe i saktë ani se Cesar e kuptoi gjuajtjen e tij por dot nuk e ndali dhe 0:1 për Holandën në minutën e 3-të. Brazili pritej se do të jetë më energjik dhe do të arrijë edhe golin e barazimit, por kjo nuk ngjau. Në minutën e 17-të, Holanda vërsulet me të gjitha forcat në drejtë portës rivale, ndërsa mbrojtja braziliane nuk reagoi si duhet veçmas Marcelo dhe topi deri te Blind, i cili nga rreth 11 metra shënoi gol të bukur dhe 0:2.Wijnaldum vulosi rezultatin në 0:3 në minutën e 90+1 pas një reagimit tè dobët të mbrojtjes braziliane. Brazili deri në fund me gjithë angazhimin nuk ia doli që ta barazoi rezultatin, ndërsa Holanda luajti më shumë siguri dhe e ruajti epërsinë bindëse. Holanda zuri vendin e tretë, ndërsa Brazili pas atij debaklit në gjysmëfinale me rezultat 7:1 nuk u këndell dhe pësoi edhe një humbje të radhës, kësaj here nga holandezët dhe renditet në vend të katërt. Ky ishte Brazili më i dobët që mbahet mend dhe që ka shokuar tërë tifozët e vet sidomos me ndeshjet e fundit. Holanda që ishte e pafat të futet në finale, e cila në gjysmëfinale me penallti humbi 4:2 nga Argjentina, andaj u desh të kënaqet me vend të tretë.

Brazili-Holanda 0:3 (0:2)

Stadiumi "Niacional", Brasilia.
Shikues: 68034.
Gjyqtar: Djamel Haimoudi (Algjeria)
Shënues Van Persie (3'-nga penalltia); Blind (16'); Wijnaldum (90+1').
Kartonat e verdhë: Fernandinho, Oscar, Silva-Robben. De Guzman.
Brazil: Cesar, Maicon, Silva, Luiz, Maxwell, Gustavo (Fernandinho 46'), Paulinho (Hernanes 56'), Ramires (Hulk 72'), Oscar, Willian, Jo.
Holanda: Cillessen (Vorm 90+3'), Kuyt, De Vrij, Vlaar, Martins Indi, Blind (Janmaat 70'), Clasie (Veltman 89'), Wijnaldum, de Guzman , Robben, Van Persie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat