Etapa e gjashtë në shenjë të Andre Greipel

Sporti

Etapa e gjashtë në shenjë të Andre Greipel

Nga: Shkruan: Fazli BERISHA Më: 10 korrik 2014 Në ora: 18:20

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 101-të-etapa e 6-të

Në orën 14.00 një orë pas fillimit të garës është zhvilluar një anketë, nëse këtë etapë do ta fitojë Alexander Patachi sikur 4 vite më parë, ose do ta fitojë Marcel Kittel duke i njohur cilësitë e tij? Por ndodhi krejt diçka tjetër. Në përfundim të garës Kittel pati telashe me goma, ndaj edhe ngeci, ndërsa Pitachi ishte larg. Ndodhi befasi dhe fitoi një tjetër gjerman Andre Greipel, i cili shtegun Arras-Reims të gjatë 194 kilometra e përshkoi për 04h11’39’’. Duke lënë në vendin e dytë norvegjezin Alexander Kristoff dhe në pozitën e tretë francezin Damuel Dumoulin. Siç e kemi thënë edhe në paralajmërimin e kësaj etape se çiklistët mund të përballen me vështirësi, nga era dhe pjerrtësia dhe kështu ndodhi pat edhe përplasje, por jo serioze. Renditja e përgjithshme vazhdon të jetë gatë e njëjtë, kështu që edhe pas etapës e 6-të prinë çiklisti italian Vincenzo Nibali me kohë të përgjithshme 24h38'25''. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë vazhdon ta bartë çiklisti Peter Sagan më 217 pikë. Ndërkaq si maloristi më i mirë me 6 pikë dhe që bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe edhe më tutje është francezi Cyril Lemoine. Fanellën e bardhë tash e bartë çiklisti sllovak Peter Sagan çiklisti më i suksesshëm i ri i garës me kohë prej 24h39'09'' .
Të premten gara vazhdon në lufta për etapën e 7-të në shtegun Epernay- Nancy i gjatë 234.5 kilometra. Është një shteg i gjatë dhe që përmban dy caqe malore dhe kemi një pjerrtësi 8% që e bën garën jashtëzakonisht të ashpër dhe interesante, ku çiklistët duhet të kenë kujdes, jo vetëm nga pjerrtësia por edhe na erërat. Garuesit nisën nga qyteti i Epenay, qyteti ky që turi nisi të kalojë nëpër te më 1963. Ka një popullsi prej 25 mijë banorësh, që kryesisht merren me vreshtari. Njihet për teatro verore dhe i pasur me objekte kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s.Gara mbyllet në qytetin e Nancy, një qytet me 108.500 banorë aty ku fituan, dikur Nibali, Sagan, Kwiatovski. Ka një qendër ekonomike me 140 mijë vende pune, një tjetër me 35 mijë. Me një universitet prej 4500 studentëve. I mbushur me ngjarje e festivale kulturore. Njihet edhe si “Golden Door City” dhe njihet si qyteti i artit dhe historisë.

Rezultatet e Etapës së 6-të
1. Andre Greipel (GER) Lotto-Belisol 04h11'39''
2. Alexander Kristoff (NOR) Katusha 04h11'39''
3. Damuel Dumoulin (FRA) La Mondiale 04h11'39''
4. Mark Renshaw (AUS) Omega Pharma 04h11'39''
5. Peter Sagan (SVK) Cannondale 04h11'39''
6. Romain Feillu (FRA) Bretagne-Seche 04h11'39''
7. Tom Veelers (NED) Giant-Shimano 04h11'39''
8. Bryan Coquard (FRA) Europcar 04h11'39''
9. Sep Vanmarcke (BEL) Belkin Cycling 04h11'39''
10. Sylivan Chavanel (FRA) Iam Cycling 04h11'39''

Renditja e përgjithshme

1. Vincenzo Nibali (ITA) Astana 24h38'25''
2. Jakob Fuglsang (DEN) Astana 24h38'27''
3. Peter Sagan (SVK) Cannondale 24h39'09''
4. Michal Kwiatkowski (POL) Omega Pharma 24h39'15''
5. Fabian Cancellara (SUI) Factory Racing 24h39'42''
6. Jurgen Van Den Broeck (BEL) Lotto-Bel. 24h40'10''
7. Tony Gallopin (FRA) Lotto-Belisol 24h40'10''
8. Richie Porte (AUS) SKY 24h40'19''
9. Andrew Talansky (SHBA) Garmin-Sharp 24h40'30''
10. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 24h40'36''

Renditja ekipore
1. ASTANA (KAZ) 73h 56' 23''
2. BELKIN PRO CYCLING(NED) 74h 00' 41'''
3. BMC RACING TEAM(SBA) 74h 02' 28'''
4. TEAM SKY (GBR) 74h 02' 40'''
5. TREK FACTORY RACING (SHBA) 74h 03' 45'''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat