Rreziku nga Messi

Sporti

Rreziku nga Messi

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:33

Guus Hiddink, strategu i mirënjohur holandez, këshillon kombëtaren e Holandës se duhet të janë të kujdesshëm nga futbollisti Lionel Messi, pasi ai është tejet i rrezikshëm dhe e bën diferencën. Ai beson e shpreson se Holanda do ta fitojë sfidën me Argjentinën, e cila luhet sonte në orën 22.00. “Nëse shohim kualitetin e kësaj skuadre, ne duhet të kemi vetëbesim se do të fitojmë. Pa dyshim që argjentinasit e kanë Messin, i cili mund të bëjë diçka të çmendur, por ne e kemi Robbenin, i cili mund ta bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Hiddink. Holanda shpreson se do të kualifikohen në finalen e Kampionatit Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat