Nesta: Më dhemb shumë për Neymar

Sporti

Nesta: Më dhemb shumë për Neymar

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 12:22

Nesta: Më dhemb shumë për Neymar Ish-mbrojtëi i Milanit, Alessandro Nesta është shprehur i 'pikëlluar' për lëndimin e rëndë të Neymar, lëndim i cili ia ka humbur pjesën e mbetur në Kupën e Botës. Sulmuesi brazilian pësoi një lëndim të rëndë në shpinë gjatë ndeshjes kundër Kolumbisë dhe është konfirmuar se ai do të mungojë për pjesën e mbetur të turneut. ''Më dhemb shumë për lëndimin e Neymar.

Ju e dini, rruga për në Kupën e Botës është shumë e gjatë, ju duhet t'i kualifikimet, pastaj të luani në Kupën e Botës, por askush nuk do të mbajë mend atë që keni bërë gjatë kualifikimeve''. ''Momenti i së vërtetës është tani. Nëse ju luani mirë, atëherë do të luani gjithmonë, por nëse ndodhë e kundërta atëherë ju duhet të uleni në stol'', tha Nesta për gazetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat