Rodriguez Moreno, meksikani që frikëson brazilianët

Sporti

Rodriguez Moreno, meksikani që frikëson brazilianët

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 15:05

Nuk ka paqe për Luiz Felipe Scolarin, i cili nuk i ka kursyer aspak kritikat ndaj spanjollit Caballo për mosndëshkim të Zunigës në rastin e dëmtimit të Neymar.

Trajneri i Selecaos vazhdon të ketë dyshime për gjyqtarët në prag të gjysmëfinales me Gjermaninë.

Mediat Braziliane shkruajnë se Scolarit nuk i ka pëlqyer caktimi i meksikanit Rodriguez Moreno, arbitër i supersfidës me Pancerat.

Arsyeja, paaftësia e këtij gjyqtari për të parë gjestin kafshëror të Luiz Suarez ndaj Giorgio Chiellinit në takimin Itali – Uruguaj, në fazën e grupeve.

Por nuk është ky i vetmi episod flagrant që ngel në klasë Morenon, i cili nuk ka bindur edhe në disa momente të tjera, ku veçohet ndëshkimi me karton të kuq i Cladio Markizios, pas një ndërhyrjeje në mesfushë ku mund të mjaftohej thjesht me një të verdhë.

FIFA i ka besuar Morenos gjysmëfinalen Brazil – Gjermani, por ky fakt nuk ka patur efekt pozitiv te brazilianët, që kërkojnë garanci për këtë super përballje, që do të luhet në orën 22:00 të kësaj të marte, në Belo Horizonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat