Fetahu një e qëlloi, tri dështoi!

Sporti

Fetahu një e qëlloi, tri dështoi!

Nga: K.Goca Më: 6 korrik 2014 Në ora: 13:23

Futbollisti mitrovicas, Shpëtim Fetahu, luajti në bast si befasi, por kështu nuk i shkoi. Befasitë nuk ndodhin edhe gjithherë, megjithëse në takimin Francë-Gjermani ishin tri rezultatet e mundshme për shkak të derbit të madh në mes dy superfuqive. Ai e luajti 1-sh Francën, por doli 2-sh, ngase fituan gjermanët me 1:0. Brazilin e qëlloi, sepse e luajti 1-sh, dhe fitoi me 2:1 kundër Kolumbisë. Argjentina – Belgjika, ishte ndeshja e dytë dështuese, sepse luajti 2-sh, por doli 1-sh. Pra fitoi Argjentina 1:0. Holandë-Kostarikë, nuk ishte i vetmi Fetahu që u zu në befasi, por edhe shumë të tjerë, e cila në kohën e rregullt përfundoi 0:0. Fetahu e luajti 1-sh, por mbeti X.
Basti i Shpëtim Fetahut
Franca-Gjermania 1 (0:1)
Brazili-Kolumbia 1 (2:1)
Argjentina-Belgjika 2 (0:1)
Holanda-Kostarika 1 (0:0 në kohë të rregullt)
Në kllapa rezultatet, jashtë kllapave basti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat