Suarez, akord Barça-Liverpool për 79 mln Euro

Sporti

Suarez, akord Barça-Liverpool për 79 mln Euro

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 21:51

Sulmuesi uruguajan do të nënshkruajë një kontratë 5-vjecarë nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon

Luis Suarez do të transferohet te Barcelona për 79 milionë euro. Sipas raportimeve të fundit të mediave spanjolle Liverpuli dhe klubi katalanas tashmë e kanë arritur marrëveshjen, e cila pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme. Sulmuesi uruguajan do të nënshkruajë një kontratë 5-vjecarë me Barcelonën, nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, duke u bërë futbollisti i katërt më i paguar në Katalunjë pas Messit, Neymar dhe Iniestas.

Në fund të javës do të diskutohen detajet e fundit të këtij tranferimi, ndërsa javën e ardhshme pritet prezantimi i 27-vjecarit. Në këtë marrëveshje mund të përfshihet edhe kartoni i Alexis Sanchez, që kërkohet nga Liverpuli pikërisht për të zënë vendin që do të lërë bosh Suarez. Mbyllja e bisedimeve është ndihmuar edhe nga vendimi i UEFA-s qe nuk e lejon sulmuesin uruguajan që të stërvitet e skuadrën, edhe pse periudha e pezullimit të tij për shkak të kafshimit të Giorgio Chiellinit do të përfundojë me 26 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat