Ramos: Për fitore edhe në ndeshjen e kthimit

Sporti

Ramos: Për fitore edhe në ndeshjen e kthimit

Më: 24 prill 2014 Në ora: 00:27

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në duelin e fituar kundër Bayern Munichut, 1:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ai këmbëngul se ky rezultat mund të mos mjaftojë për finale

“Ishte një ndeshje e mirë. Ishte vështirë, pasi loja ishte shumë e shpejt dhe kishim kundërshtar një skuadër që i pëlqen ta dominojë qarkullimin e topit. Ne u detyruam të bëjmë presion për ta vjedhur topin në fazën sulmuese”, ka thënë Ramos.

“Mendoj se duhet të luajmë për fitore edhe në ndeshjen e kthimit sepse rezultati 1:0 mund të mos mjaftojë. Ne do të vazhdojmë të studiojmë kundërshtarin në përpjekje për të siguruar finalen”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat