“Handanovic kushton €80m”

Sporti

“Handanovic kushton €80m”

Më: 23 prill 2014 Në ora: 09:50

Ish-portieri i Interit, Gianluca Pagliuca, mendon se gardiani aktual i Nerazzurrëve, Samir Handanovic, vlen rreth 70-80 milionë euro.
29-vjeçari ka bërë paraqitje të mira këtë edicion, ndërsa është lidhur me një kalim te Manchester City.

“Ai është lojtari që e bën dallimin, padyshim. Nëse ndonjë skuadër do të ofronte 70 ose 80 milionë euro, atëherë ndoshta mund ta marrë, përndryshe duhet të shikojnë diku tjetër dhe ta gjejnë dikë tjetër”.

“Sezoni nuk nisi aq mirë për Handanovicin, por ai u rikthye dhe po ka një super-sezon në fund”.

“Po, ai ka bërë disa gabime, p.sh. kundër Atalantas dhe Parmas, por pa diskutim, paraqitjet e tij kanë qenë të mira”, ka deklaruar Pagliuca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat