Admir Mehmedi, në formacionin e javës në Bundesliga

Sporti

Admir Mehmedi, në formacionin e javës në Bundesliga

Më: 22 prill 2014 Në ora: 00:23

Sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 31-të të Bundesligës gjermane.Futbollisti me origjinë nga Gostivari por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës ishte vendimtar në fitoren 4-2 të skuadrës së tij Freiburg ndaj Borussia Moenchengladbach. Mehmedi zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer përballë ekipit të Granit Xhakës pasi shënoi një dygolësh duke kapur koutën e 11 finalizimeve në këtë sezon, por mbi të gjitha ndihmoi Freiburgun të hidhte një hap të sigurt drejt qëndrimit në Bundesligën e parë edhe për një tjetër sezon.

Në formacionin e publikuar nga faqja e specilizuar e lajmeve Goal.com Mehmedi pozicionohet në majën e sulmit së bashku me kroatin e Wolfsburgut Ivica Olic. Në 11-shen më të mirë është edhe ylli I Dortmundit Marco Reus por edhe të rinjtë premtues Roberto Firmino e Bargfrede. Megjithatë edhe pse ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Freiburgun në përfundim të kampionatit Mehmedi do të rikthehet te Dynamo e Kievit pasi është pikërisht skuadra ukrainase që zotëron kartonin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat