Trepça e diasporës humbi në finale

Sporti

Trepça e diasporës humbi në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2014 Në ora: 19:31

Në Leverkusen është mbajtur turneu i futbollit të madh me moton: T’i ndihmojmë familjet e varfra në Kosovë. Turneu ishte interesant dhe morën pjesë një numër i madh i ekipeve, ku secila ndeshje ka qenë me rivalitet të madh. Organizatorë të turneut ishin Emin Haziraj, Fuat Uka dhe Agim Krasniqi. “Në turne morën pjesë 16 ekipe prej të gjitha vendeve të Gjermanisë, si dhe nga Holanda. Ishte një turne i fortë dhe me ndeshje secila më e mirë se tjetra. Në finale u takuan Aachen dhe Trepça nga diaspora, e cila qe një lojë e mirë, me veprime të rrjedhshme e të shpejta. Trepça pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Aacheni. Trepça bëri lojë të mirë por nuk ishin edhe më fat që të shënojnë fitore sigurisht se ndikuan edhe disa gabime që humbën finalen. Ekipi Aachen-it është fitues i turneut, ndërsa Trepça zuri vendin e dytë, kurse Bochumi renditet i treti. Në turne morën pjesë shumë dashamirë të këtij sporti dhe ishte një numër i mirë i shikuesve që patën rastin të shohin ndeshjet të mira. Kupat për tre vendet e para i ka ndarë ish-portieri i mirënjohur dhe gjeneratës së artë të KF Prishtina, Shukri Paçarada, si dhe mësuesi i fëmijëve shqiptar Faik Gashi. Ky turne ka pasur qëllimin që të gjitha të ardhura e grumbulluara të iu dërgohen personalisht në dorë familjeve të varfra”, thuhet nga Këshilli Organizativ: Emin Haziri, Fuat Uka dhe Agim Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat