Sadiku e Gjimshiti, fituan Kupën e Zvicrës

Sporti

Sadiku e Gjimshiti, fituan Kupën e Zvicrës

Nga: K.G. Më: 21 prill 2014 Në ora: 19:28

Futbollistët shqiptarë, Armando Sadiku dhe Berat Gjimshiti, me ekipin e Zurich-ut, fituan Kupën e Zvicrës. Ata në finale pas 120 minutave lojë (pas vazhdimeve) e gjunjëzuan me rezultat 2:0 kampionin në fuqi, Baselin. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 0:0, por pas vazhdimeve Zurich ishin më të mirë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sadiku luajti nga minuta 91-të, pra në 30 minutat e vazhdimeve, kurse mbrojtësi Gjimshiti u aktivizua tërë lojën. Te Baselit u paraqitën titullar Naser Aliji dhe Arlind Ajeti nga minuta e 70-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat