Kapllani: Kam refuzuar Nuremberg e B. M’gladbach

Sporti

Kapllani: Kam refuzuar Nuremberg e B. M’gladbach

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:08

Edmond Kapllani në një intervistë, flet për rinovimin 2-vjeçar të kontratës me Frankfurt. Sulmuesi zbulon arsyet e zgjatjes së marrëveshjes, duke zbuluar dhe një detaj të klauzolës së tij.

“Rinovova për shkak të ambientit këtu dhe me jetën që kam. Pata presion pozitiv nga ana e të gjithve në klub për të rinovuar, duke më thënë se isha i rëndësishëm për ata. Kontrata? Përfitoj diçka më tepër, por nuk dua të përmend shifra. Në biem në Bundesligën e 3, marrëveshja prishet automatikisht”.

Por a ka ndonjë pendesë Kapllani gjatë karrierës së tij në Gjermani?

“Po, në vitin 2008 më kërkoi Nuremberg dhe Borussia Monchengladbach, me këta të fundit që ofronin 2 mln Euro për kartonin tim, por nuk pranova. Ta dija si do të shkonin gjërat, nuk do t’i kisha refuzuar.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat