“Guardiola dhe Barca e tradhtuan Ibran”

Sporti

“Guardiola dhe Barca e tradhtuan Ibran”

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:30

Agjenti i Zlatan Ibrahimovicit, Mino Raiola, e ka kritikuar Pep Guardiolan dhe Barcelonën për mënyrën si e trajtuan klientin e tij gjatë kohës sa luante në Camp Nou.
Suedezi kaloi një sezon te katalunasit, ku shkoi nga Interi për një shumë të majme parash plus Samuel Eto’o.

Mirëpo, përkundër fillimit të mirë të sezonit, në vazhdim ai pati probleme me trajnerin e atëhershëm dhe klubi e transferoi te Milani.

“Kush do ta mbronte Zlatanin te Barcelona, po të mos isha unë? Gruaja e tij? I gjithë klubi ishte kundër tij. Ai ishte mbret te Interi dhe pas transferimit ishte menjëherë askush. Pep Guardiola e tradhtoi pa asnjë shpjegim”.

“Pyeteni Guardiolan se cili ishte gabimi i tij. Ai nuk do të përgjigjet, sepse nuk mund të pranojë që bëri një gabim – kjo e ofendon inteligjencën e tij”.

“Nëse paguan 79 milionë euro për një lojtar dhe nuk e lë të luajë, kjo nuk është thjesht budallallëk, por edhe dëmtim financiar”.

“Shumë agjentë nuk do ta kritikonin këtë politikë, sepse kanë frikë se Barcelona e madhe nuk do të blejë asnjëherë një lojtar të tyre. Por, mua nuk më intereson. Nuk kam respekt për një klub, i cili nuk ka respekt për lojtarët e mi”, ka deklaruar Raiola për 11 Freunde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat