Laporte ndjek gjurmët e Martinez te Bayerni?

Sporti

Laporte ndjek gjurmët e Martinez te Bayerni?

Më: 17 prill 2014 Në ora: 22:14

Një Bajern Mynih gjithmonë e më shumë i orientuar drejt stilit spanjoll. Pas blerjes së Javi Martinez, një tjetër lojtar i baskëve të Bilbaos, dhe pse jo nga vendi iberik, pritet të mbërrijë në verë në “Allianz Arena”. 19-vjecari Aymerick Laporte është zgjedhja e parë e Guardiolës për merkaton. Aq shumë e dëshiron tekniku 43-vjecar qendërmbrojtësin me origjinë franceze sa është gati të ofrojë 36 milion euro për blerjen e tij. Laporte, 1.89 m i gjatë për 85 kg këtë vit ka qënë një ndër lojtarët më shpërthyer në Primera Division dhe për faktin sepse luan jo vetëm në qendër të mbrojtjes por gjithashtu dhe në krah. Për më tepër Laporte zotëron një teknikë të jashtëzakonshme dhe duket si elementi i përshtatshëm për t’i shërbyer stilit të lojës së Pep. Për më tepër francezi do të zërë dhe vendin e Daniel Van Buyten, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit. Në verën e vitit 2012, Bajerni bleu një tjetër futbollist nga Athletic Bilbao, Javi Martinez që mbërriti në Mynih për shumën e 40 milion eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat