Lewandowski: Dua një tjetër trofe me Dortmundin

Sporti

Lewandowski: Dua një tjetër trofe me Dortmundin

Më: 16 prill 2014 Në ora: 23:02

Robert Lewandowski deklaroi se dëshiron të fitojë një tjetër trofe me Borussian e Dortmundit përpara se largohet nga verdhezinjtë me destinacion Bayern Munich. Armata e Jurgen Klopp u kualifikua për në finalen e Kupës së Gjermanisë pasi mposhti me rezultatin 2-0 Wolfsburgun në gjysmëfinale dhe polaku kërkon që ta fitojë me çdo kusht kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Gjermani.

“ Unë dëshiroj që të fitoj një tjetër trofe me këtë skuadër dhe do të luftoj deri në momentin e fundit për Dortmundin”.

Në fitoren 2-0 përballë skuadrës së Dieter Hecking, Robert Lewandowski shënoi golin e tij të 100-të me Borussian duke e festuar atë me një fanellë që tregonte pikërisht kuotën e rrjetave të tij, megjithatë 25-vjeçari theksoi se goli përballë ujqërve nuk do të jetë I fundit për të me Dortmundin.

“ Fanella me mbishkrimin 100 ishte ideja ime. Unë u ndjeva shumë I lumtur kur shënova atë gol pasi mbi të gjitha ishte I 100-ti me këtë skuadër që më ka dhënë shumë. Gjithsesi i siguroj tifozët e Borussias që ai finalizim nuk ishte I fundit pasi të tjerë do të vijnë. Ne kemi për të luajtur akoma edhe 4 ndeshje në Bundesligë por mbi të gjitha kemi përpara edhe finalen e Berlinit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat