Messi do të shkëlqejë në finale të Kupës

Sporti

Messi do të shkëlqejë në finale të Kupës

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:09

Ish-futbollisti i Barcelonës, Michael Laudrup, e ka mbështetur Lionel Messin për të treguar cilësitë e tij në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
Argjentinasi ka rënë paksa nga standardet e tij të zakonshme, megjithatë ishte pikërisht në ‘el Clasico’ kundër Los Blancos (në muajin mars) kur shënoi het-trik.

“Është shumë e komplikuar kur flet për të. Ai është më i miri në botë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave”.

“Në ndeshjet e fundit, nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, por njerëzit e thanë të njëjtën edhe para Clasicos dhe ai shënoi tre gola dhe krijoi një tjetër”, ka theksuar Laudrup për radiostacionin La Xarxa.

Ndryshe, në finale nuk do të paraqitet rivali kryesor i Messit, Cristiano Ronaldo, i cili është i lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat