Arsenali rikthehet në zonën Champions

Sporti

Arsenali rikthehet në zonën Champions

Më: 16 prill 2014 Në ora: 00:29

Arsenali e ka përmbysur epërsinë e West Hamit për të dalë fitues (3-1) i ndeshjes së vlefshme për javën e 34 në Premier League.

Në përballjen e zhvilluar në Emirates, Matthew Jarvis priti një top të kthyer nga Szczesny pas goditjes së Nocerinos dhe realizoi (40’).

Mirëpo, para se skuadrat të shkonin në pushim, Lukas Podolski e barazoi rezultatin (44’). Cazorla ishte asistues.

Dhjetë minuta brenda gjysmës së dytë, Olivier Giroud shënoi për epërsinë e Topçinjve (55’), falë asistimit të Vermaelen.

Lukas Podolski realizoi edhe golin e dytë personal (78’). Kësaj radhe u ndihmua nga Aaron Ramsey.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali është ngjitur në vend të katërt në tabelë me një pikë më shumë se Evertoni (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat