Godelli: Jam krenar. Gjoza: Janë ambasadorët e Shqipërisë

Sporti

Godelli: Jam krenar. Gjoza: Janë ambasadorët e Shqipërisë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 01:26

Daniel Godelli nuk e fsheh gëzimin dhe krenarinë për medaljet e argjendta të fituara në Europianin e Izraelit. Në një prononcim telefonik për Sport News, peshëngritësi shqiptar ndihet tepër i lumtur për suksesin.

“Jam krenar për garën e zhvilluar, pavarësisht konkurrencës me Erkand Qerimajn jam mik dhe më vjen mirë edhe për triumfin e tij. Potenciali im është për të bërë më shumë se kaq ndaj dhe në të ardhmen do të synoj medalje ari dhe të jem kampion”

Për suksesin e djemve shqiptare u shpreh edhe trajneri i Qerimajt, Zef Kovaçi i cili deklaroi se ishte sukses i jashtëzakonshëm për djemtë shqiptarë. Sipas tij ky triumf merr vlera më të mëdha rivalët e shqiptarëve ishin shumë të fortë, ku mes tyre ishte ish kampioni i botës Tigrani.

Ndërkaq, po në një lidhje telefonike për Sport News, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza u shpreh tepër i lumtur: Qerimaj dhe Godelli janë ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë, meritojnë më shumë mbështetje nga të gjithë. Zhvilluan një garë emocionuese duke emocionuar të gjithë të pranishmit edhe ata që nuk ishin tifozë shqiptarë pasi kjo u pa edhe kur pallati i sportit në Tel Aviv u ngrit në këmbë për flamurin shqiptar...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat