Hamilton triumfoi në Bahrejn

Sporti

Hamilton triumfoi në Bahrejn

Më: 6 prill 2014 Në ora: 22:08

Hamilton triumfoi në Bahrejn Na garën për çmimin e madh të Bahrejnit në Formula 1, Hamilton arriti të triumfojë para Nico Rosbergut.

Piloti i ekipit Mercedes, Lewis Hamilton është fitues i garës së tretë të stinorit në Formula 1, e cila është zhvilluar në Bahrejn. Gara është mbajtur për herë të parë nën dritën e reflektorëve.

Në shtëgun, Shakhir për çmimin e madh të Bahrejnit, piloti britanik ia dolit të arrijë në cak para shokut të ekipit të tij, Nico Rosberg. I treti në podium është hipur meksikani, Perez i ekipit, Force India. Nga vendi i katërt deri në të dhjetin janë renditur Ricciardo, Hülkenberg, kampioni aktual i botës Vettel, Massa, Bottas, Alonso dhe Räikkönen. Gara e ardhshme mbahet më 20 prill në Shangai për Çmimin e madh të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat