Milito mund të kthehet në Argjentinë

Sporti

Milito mund të kthehet në Argjentinë

Më: 4 prill 2014 Në ora: 23:48

Aventura evropiane e Diego Militos mund të përfundojë gjatë kësaj vere. Lëndimi i rëndë i pësuar në gju vitin e kaluar, ka bërë që sulmuesi argjentinas të mos jetë më ai i moçmi, kështu që Interi mund ta lirojë atë që nga qershori.

Sipas asaj që transmeton Radio America, ish përfaqësuesi argjentinas është i gatshëm të rikthehet në Racing Avellaneda.

Ai kishte luajtur në klubin argjentinas gjatë periudhës 1999 e 2003, para se të transferohej në Evropë, ku ndër të tjera kishte luajtur edhe me Zaragozën dhe Genoan.

Argjentinasit i skadon kontrata me Nerazzurri gjatë verës. Ai ka fituar gjithçka me Interin, përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat