Kaka shpreson të mbetet në Milan

Sporti

Kaka shpreson të mbetet në Milan

Më: 4 prill 2014 Në ora: 20:23

Leite Kaka shpreson të mbetet në Milan edhe sezonin e ardhshëm. Futbollisti brazilian e ka marrë një shpërblim të premten në Milanello nga zëvendës presidenti Adriano Galliani, për ndeshjen e 300-të që e zhvilloi të shtunën që shkoi ndaj Chievos.

Klubi italian, përmes uebfaqes zyrtare ia ka uruar këtë arritje përfaqësuesit brazilian, duke uruar që ai ta festojë paraqitjen numër 400 dhe 500 në fanellën Rossonere.

“Ricardo është vërtetë në zemër të tifozëve të Milanit, si pak futbollistë të tjerë, ka hyrë në zemrat e të gjithëve këtu. Ai mund t’i japë ende shumë kësaj fanelle”, shkruan klubi italian.

“Jam mjaft i kënaqur me 300 paraqitjet me këtë fanellë. Ndjenjat që kam për këtë klub, për këtë fanellë, për ish bashkëlojtarët dhe bashkëlojtarët aktualë, janë të vërteta dhe thellë në zemër”.

“Shpresoj t’i zhvilloi edhe po aq ndeshje dhe faleminderit. Shpresoj të rri këtu”, ka thënë Kaka, i cili katër sezone luajti në Real Madrid, para se të kthehej në Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat