Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999, ekspozitë e Gani Kosumit

Sporti

Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999, ekspozitë e Gani Kosumit

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 14:09
Ismet Krasniqi e Halil Sylejmani e Besire Domaniku

Në prani të mysafirëve të ndryshëm, është hapur ekspozita “Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999”, me autor, doajenin e gazetarisë sportivë, Gani Kosumi.

"Në ekspozitë u shfaqën dhjetëra fotografi të autorit Kosumi gjatë periudhës së izolimit kosovar, me të cilat tregoheshin sfidat nëpër të cilat ka kaluar sporti dhe sportistët tanë.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, deklaroi se fotografitë e Ganiut janë aseti më i ndritshëm i sportit tonë, duke shtuar se historia nëpër të cilën kemi kaluar duhet të kujtohet nga brezat e rinj, sepse vetëm duke kujtuar të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen tonë të sportit.

Image

Gani Kosumi

Autori Kosumi foli për sfidat e mëdha që ka pasur gjatë karrierës së tij në gazetarinë sportive, duke veçuar periudhën e viteve 90-ta.

Të pranishëm ishin edhe nënpresidenti i KOK-ut, Milaim Kelmendi, anëtarët e BE, Halil Sylejmani e Besire Domaniku, stafi i KOK-ut, etj.

Punën dhe përkushtimin e tij e vlerësoi lartë edhe drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, si dhe figura tjera të sportit, të pranishme në hapje.

Ekspozita qëndron e hapur deri nesër (e mërkurë)", shkruan në faqen e KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat