Liria e merr me vete Fushë Kosovën

Futboll

Liria e merr me vete Fushë Kosovën

Nga: K.G. Më: 27 prill 2024 Në ora: 16:57
Pamje nga një ndeshje

Liria e Prizrenit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Fushë Kosovës, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Liria e ka marrë me vete edhe Fushë Kosovën, pra për një rang më poshtë, në Ligën e Parë të Kosovës.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë.

Autorë të golave janë Aldi Gjumsit në minutën e 3-të e Ubong Ekpai në atë të 30-tën.

Liria është në fund me 14 pikë e Fushë Kosova në pozitën e nëntë me 20 sosh pas javës së 31-të në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat