Sot mbahet ngjarja Pink Pong Breast Cancer Awareness

Sporti

Sot mbahet ngjarja Pink Pong Breast Cancer Awareness

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 13:15
Foto e turneut

KPP Priping në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojë turneun tradicional, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për personat e prekur nga kjo sëmundje.

“Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut i është bashkangjitur kampanjes Prishtina Roze ku synon të ngrisë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje ysh në hapat e parë.

Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse qytetareve krejt çka ju duhet është të vijnw në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, sonte nga ora 18:00.

Pjesë e këtij eventi  është edhe doktor Ilir Kurtishi, Drejtor i Onkologjisë në QKUK”, njofton klubi i pingpongut Priping nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat