Barcelona zyrtarizon firmën me talentin 16-vjeçar

Sporti

Barcelona zyrtarizon firmën me talentin 16-vjeçar

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 20:17
Noah Darviç

Klubi i Barcrlonës ka zyrtarizuar sot transferimin përfundimtar të talentit gjerman Noah Darviç.

Futbollisti vjen nga radhët e Fraiburgut, teksa ka shkëlqyer me kombëtaren U17 të Gjermanisë, me të cilën u shpall Kampion Europe.

Darviç është një investim për të ardhmen pasi katalanasit janë të sigurt se lojtari ofensiv do të bëjë emër në vitet në vijim. Kjo është arsyeja pse i kanë paguar 3 milionë euro Fraiburgut për adoleshentin, i cili do të monitorohet vazhdimisht nga Çavi dhe do të stërvitet edhe me ekipin e parë.

Katalanasit duan të jenë të sigurt ndaj surprizave dhe në kontratën që lojtari ka nënshkruar deri në vitin 2026, kanë vendosur një klauzolë largimi të papërballueshme nga klube të tjera. Shifra që i është vendosur Darviç është 1 miliard euro, një shifër që i rezervohet vetëm yjeve të klubit katalanas pasi lojtarëve që dalin nga akademia dhe i bashkohen ekipit të parë, u rezervohen shifra pak më modeste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat