Sporti shkodran në zi

Sporti

Sporti shkodran në zi

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:31
Fatos Gjyrezi

Një lajm i trishtë për futbollin shkodran ka ardhur pasditen e djeshme, me ish-administratorin e Vllaznisë, Fatos Gjyrezi që është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë të cilën nuk arriti dot ta mposhte.

Gjyrezi u emërua administrator i klubit shkodran në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në 2014.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e shoqatës së basketbollit, ndërkohë që ka kryer edhe funksionet të tjera të rëndësishme si nënkryetar i Bashkisë së Shkodrës etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat