Sporti

Milan mendon pėr “pastrime” tė reja

Bota Sot | 26.10.2012 12:57
Milan mendon për “pastrime” të reja

Sezon i ri dhe nje Milan i ri. Nė merkaton e Janarit revolucioni i filluar qė nė verė me ikjen e disa prej senatorevė tė klubit kuqezi si dhe me trasferimin e Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva nė Paris, mund tė vazhdojė, pasi shoqėria italine ėshtė duke menduar pėr tė lėnė tė lirė tė tjerė lojtarė.

E pėrditshmja italiane “Corriere Dello Sport”, zbulon se kėsaj herė tė sakrifikuarit e “Djajve”, qė do tė sigurojnė financat e duhura pėr fushatėn e re tė blerjeve, do tė jenė Kevin Prince Boateng, i cili ėshtė vendosur nėn shėnjestėr tė Bayern Mynih, Pato qė ka rizgjuar interesin e pronarit tė Chelsea, Roman Abramovich, si dhe Robinho, i cili ėshtė ėndrra e klubit brazilian tė Santonsit qė nė merkaton e verės.

Nėse do tė shiteshin, tė tre lojtarėt do tė mbushin arkat e Milanit me 50 milionė euro si dhe do t’i kursenin dhe 30 milionė tė tjera ekipit tė Berlusconit, qė duke parė situatėn aktuale tė tre futbollistėve gjithēka duket e mundur.

Boateng ėshtė kthyer nė njė cėshtje tė vėrtetė nė shtėpinė e Milanit dhe mosaktivizimit i ganezit nė ndeshjen e Champios League kundėr Malagas ėshtė njė shenjė edhe pse Allegri nuk e aktivizoi pėr ēėshtje disiplinore. Megjithatė mesfushori qė nė fillim tė sezonit ėshtė shfaqur shumė i acaruar kjo dhe pėr arsyen se nuk po gjen ande akord me kuqezinjtė pėr rinovimin e kontartės, ku 25-vjeēari ka kėrkuar dhe njė 2-fishim tė pagės sezonale nga 2 milionė euro nė 4.

Por duke parė gjendjen e Milanit qė nuk dėshiron tė shpenzojė shumė, pista pėr njė largim tė tij ėshtė e mundshme. Gjigandėt gjermane tė Bayern do ta mirprisnin “Princin” nė “Allianz Arena”, ku luan dhe vėllai i tij Jerome Boateng, i cili pak ditė mė parė pohoi se ka biseduar me Kevin pėr ekipin gjerman.

Edhe Pato nuk ėshtė mė i padiskutueshėm tek ish kampionėt e Italisė. Braziliani mė shumė kohė po kalon nė infermierinė e klubit sesa nė fushėn e lojės pėr shkak tė dėmtimeve tė shumta ku dhe nė ndeshjen me Malagan u pa pak dhe jo nė formė. Mediat angleze shkruajnė se presidenti i Chelseat Abrahamovic, do ishte i gatshėm tė paguante 30 milionė euro pėr shėrbimet e sulmuesit. Nė tė njėjtėn situatė ndodhet dhe Robinho, i cili mė 16 tetor ėshtė dėmtuar nė kofshėn e djathtė dhe gjithashtu kėtė vit 28-vjeēari nuk ėshtė nė formėn e tij mė tė mirė. Nė Brazil klubi i Santonsit ėshtė nė pritje pėr ēdo zhvillim tė ri qė do tė ketė nė shtėpinė e Milanit, qė prej kohėsh ėndėrron njė rikthim tė sulmuesit.


Komentet

Komente | Kthehu

Vėrejtje:

Lexues dhe komentues tė nderuar Bota sot ka ofruar gjithmonė hapėsirė tė lirė pėr komentime dhe pėr diskutime, me qėllimin e mirė tė nxitjes sė debateve. Por, pėr shkak tė komentuesve tė papėrgjegjshėm, qė keqpėrdorin kėtė mundėsi, kemi vendosur ta ndryshojmė qasjen drejt komentimit tė lajmeve. Tash e tutje, komentuesit profilin e tyre duhet ta autorizojnė me email valid dhe tė dhėna personale tė shtuara. Ēdo pėrdorues, nė panelin "Settings" duhet tė vendos emailin valid, e pastaj tė kėrkojė qė nė atė adresė elektronike t'i dėrgohet linku pėr aprovim. Ky link duhet tė klikohet, qė tė autorizohet profili pėrmes tė cilit mund tė komentoni.

comments powered by Disqus
Tjera nga Sporti