Çfarë kanë të përbashkët Arben Fetahu dhe Eugen Saraçini?

Sporti

Çfarë kanë të përbashkët Arben Fetahu dhe Eugen Saraçini?

Nga: K. Goca Më: 1 janar 2023 Në ora: 18:52
Saraçini dhe Fetahu

Arben Fetahu është kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Eugen Saraçini i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Çfarë kanë të përbashkët Arben Fetahu dhe Eugen Saraçini?

Fetahu dhe Saraçini, njihen për qetësinë e tyre!

Njihen për fjalë të matura para opinionit dhe komunitetit të tyre.

Fetahu dhe Saraçini, pavarësisht i lavdëron apo i kritikon, i marrin me sportivitet dhe si pjesë normale e botës sportive.

Janë shumë të kujdesshëm me gazetarë dhe i çmojnë komplimentet dhe kritikat e mediumeve.

Si njëri dhe si tjetri, me stilin e tyre, i ngjajnë një formatit evropian dhe madje edhe ecjen ritmike e kanë të ngjashme, që besa edhe buzëqeshjen.

Si njëri dhe si tjetri, deri me sot kanë dalur triumfues me organizimin e garave evropiane të formatit të kategorive të reja, duke i organizuar në mënyrën më të mirë, por meritë kanë edhe stafi i tyre brenda për brenda federatës për punën që bëjnë.

Fetahu ka marrë komplimente nga FIBA sikurse edhe Saraçini nga EHF e IHF.

Pavarësisht kësaj, ata prapë janë të matur, kërkojnë më shumë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat