Modric: Bale eja tek Reali

Sporti

Modric: Bale eja tek Reali

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 21:08

Një futbollist që mund t’i bëjë punë Jose Mourinhos në krah është padyshim Gareth Bale. Mesfushori i Realit, Luka Modric përpiqet të bind ish-shokun e tij të skuadrës te Tottenham që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Fantazisti kroat, që pati mundësi të takohej me Bale në sfidën e eliminatoreve të Botërorit Brazil 2014, Kroaci–Uells ka deklaruar se futbollisti i “gjelave” të Londrës duhet të luajë për Realin.

Sipas Modric, nëse uellsiani vendos të transferohet në “Santiago Bernabeu” do të ishte i mirëpritur dhe do ta kishte shumë të thjeshtë të përshtatej me lojën e Los Blancos. Bale, në verën e 2011-tës ishte një prej objektivave kryesorë të merkatos së Realit por Tottenhami nuk pranoi ta linte të lirë futbollistin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat