Buffon i del në krah De Rosit - Nuk po e kuptoi Zemanin

Sporti

Buffon i del në krah De Rosit - Nuk po e kuptoi Zemanin

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 22:07

Buffon mbështet De Rossin. Përsa i përket teknikut Zeman, portieri legjendar shprehet se ndonjëherë është e vështirë ta ndjekësh në atë që ai kërkon. Kapiteni i Kombëtares Italiane dhe i Juventusit, komenton rastin e mesfushorit të Romës, duke shprehur habinë për mosangazhimin e tij në sfidën e së dielës me Atalantën.

“Ndoshta trajneri dëshironte të kishte më shumë forca të reja në skuadër dhe mendoi të bënte një zgjedhje teknike. Danielen e njoh prej shumë kohësh, njoh vlerat dhe kualtetin e tij si lojtar. Jemi të lumtur që në futbollin italian kemi një lojtar si ai, i cili dhuron maksimumin në fushë pavarësisht problemeve që mund të ketë më klubin e tij”, përfundoi Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat