Hayden sërish lëndohet

Sporti

Hayden sërish lëndohet

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 21:58

Problemet duken se nuk kanë të mbaruar për Nicky Hayden. Piloti i Ducatit, i cili u dëmtua në provat zyrtare të Indianapolis para 2 muajsh dhe për pasojë mungoi në Cmimin e Madh të Republikës Ceke, ka pësuar një tjetër dëmtim fundajvën e kaluar në Aragon. 31-vjeçari pranoi se pas garës, ndiente dhimbje në dorën e djathtë dhe shpreson se diçka e tillë të mos ndikojë në performancën e tij në në garën e ardhshme në Japoni.

“Kur shkova në shtëpi pata shqetësime në dorën e djathtë. Mendova se rrëzimi në Aragon nuk do të kishte pasoja por ja që nuk ndodhi kështu. Mjekët më thanë se kam një frakturë në dorën e djathtë. Padyshim që nuk është një nga situatat më të mira, por nuk është dhe aq e dhimbshme. Shpresoj që të mos më shkaktojë shumë probleme këtë fundjavë”.

Hayden shtoi se që pavarisht dëmtimit të tiij, në Cminim e Madh të Japonisë dëshiron të paraqitet sa më mirë pasi gjatë kësaj kohe ekipi ka punuar shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat