Kryemadhi thirrje të rinjve të LRI-së: Nesër në protestë me studentët

Shqipëria

Kryemadhi thirrje të rinjve të LRI-së: Nesër në protestë me studentët

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:06
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga Korça u ka bërë thirrje të rinjve të partisë së saj që t’i bashkohen protestës kombëtare të ditës së hënë që është thirrur nga studentët, duke ftuar edhe pedagogët që të mbështesin studentët në kauzën e tyre.

“Harroni kartën e anëtarësisë dhe zgjoni ndërgjegjen kombëtare se kjo është më e rëndësishmja. Shqipëria po i thërret bijtë e saj për ta mbrojtur dhe shpëtuar. Ju bëj thirrje pedagogëve nëse kanë pak moral të ngrihen dhe t’i mbështesin”, theksoi kryetarja e LSI-së.

Kjo protestë, sipas saj, është një mësim për të gjithë shoqërinë shqiptare. Kryemadhi tha se kryeministri Rama duhet t’i plotësojë kërkesat pa dialog.

8 kërkesat e studentëve, për të cilat studentët kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, sipas Kryemadhit nuk janë politike, por kërkojnë zgjidhje politike. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat