Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Shqipëria

Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 09:56
Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

(E plotësuar) - Kanë nisur të mblidhen studentët për të nisur sërish protestën e tyre. Prej ditësh ata kanë parashtruar disa kërkesa ndaj qeverisë por kjo është dita e tretë që protesta është kthyer në një lëvizje dhe mbahet në të gjitha Universitetet e vendit.

Studentët do të shkojnë sërish para MAS por do të shmangin kalimin në Bulevard, para Kryeministrisë për të mos i ngatërruar me protestues apo qytetarë të tjerë që sot mund të mblidhen për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Ata kanë kaluar nga pas Presidencës, tek Libri Universitar, në zonën e Bllokut e më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

Një ditë më parë, Bashkimi Kombëtar Studentor ka publikuar agjendën e protestës së ditës së sotme, që përkon edhe me 8 dhjetorin, lëvizjen studentore të 1990.

Për të shmangur çdo lloj politizimi të mundshëm, për shkak se edhe Partia Demokratike ka aktivitete në përkujtim të kësaj date, studentët kanë shpallur "zonë të ndaluar" Kryeministrinë.

“Nesër ka protestë edhe Partia Demokratike. Por ne nuk do të përfshihemi fare me ta! Ne nuk do lejojmë që ata të përfshihen me ne. Jo politikë! Nuk do kalohet nga kryeministria!”, thuhet në njoftimin e studentëve.

Mbledhja e studentëve të Tiranës ka nisur nga sheshi "Nënë Tereza" nga ora 08:30 deri në orën 09:30.

Prej nga aty ata do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku do të zhvillohet dhe protesta.

Studentët e Tiranës ftojnë të gjithë studentët e tjerë, maturantët dhe prindërit tu bashkohen për të kërkuar me ngulm plotësimin e tre kërkesave të tyre.

Image

***

Pas organizimit te Rektorati në sheshin "Nënë Tereza" në orën 09:30 studentët kanë nisur marshimin në drejtim të Ministrisë së Arsimit për të nisur protestën në ditën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat