Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, do të japë masat e sigurisë për 5 të ndaluarit e Niklës.
Seanca për dhënien e masës së sigurisë pritet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që në ambientet e gjykatës ndodhen sakaq, forca të shumta policore.
5 të ndaluarit, Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza, Markelen Haka dhe Lutfi Haka, u ndaluan nga policia në aksionin e disa ditëve më parë në Nikël.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton nga Kruja se prokuroria e Krujës kërkon arrest me burg për 5 të ndaluarit.