Drejtori i Shëndetit Publik korrupton policin me 10 mijë lekë... Rilindja jep urdhër ta lirojnë

Shqipëria

Drejtori i Shëndetit Publik korrupton policin me 10 mijë lekë... Rilindja jep urdhër ta lirojnë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:21
“Rilindja” ka dhënë urdhër që Pandi Cungu të lirohet menjëherë.

Në Tiranë tenton të korruptojë policin, kurse në Kolonjë është drejtor i Shëndetit Publik.

Ky është rasti që ka denoncuar këtë të shtunë deputeti i Partisë Demokratike Salianji, i cili shprehet se pavarësisht se efektivi i policisë e ka çuar në komisariat, “Rilindja” ka dhënë urdhër që Pandi Cungu të lirohet menjëherë.

Sipas Salianjit drejtori në fjalë është proceduar dy herë nga prokuroria për shkelje, por sërish ai vijon i pashqetësuar punët e tij falë ndihmës së qeverisë.

"Në Kolonjë Pandi Cungu është Drejtor i Shëndetit Publik por në Tiranë është ordiner që policia e arreston për korruptim dhe kuptohet qe e liron sapo ndërhyn partia!!

Shteti i Rilindjes denon dhe shkatërron qytetarët ndërsa për rilindasit Pavarësisht se kapen nga kamerat trupore të policisë me semafor te kuq dhe me para për të korruptuar policinë lihen të lirë dhe bëhen drejtora. Kjo lloj specie del i lirë dhe vazhdon të drejtojê shendetin publik te kolonjarëve."-shkruan deputeti ne rrjetin social.

STATUSI I PLOTE:

Në Tiranë ordiner që korrupton policët, në Kolonjë drejtor i Shëndetit Publik i Rilindjes.

Rilindja nuk eshte qeveri eshte regjim propagande, ku edhe letrat anonime i shkruan vete dhe hallexhinjt? i korrupton në hall.

Drejtorët e Rilindjes kanë kriter të jenë gjobëvënës , të korruptuar, të pashkollë dhe inkriminuar.

Emërimet e Peleshit në Korçë janë vetëm një nga provat e këtij regjimi shushunjash.

Në Kolonjë Pandi Cungu është Drejtor i Shëndetit Publik por në Tiranë është ordiner që policia e arreston për korruptim dhe kuptohet qe e liron sapo ndërhyn partia!!

Shteti i Rilindjes denon dhe shkatërron qytetarët ndërsa për rilindasit Pavarësisht se kapen nga kamerat trupore të policisë me semafor te kuq dhe me para për të korruptuar policinë lihen të lirë dhe bëhen drejtora. Kjo lloj specie del i lirë dhe vazhdon të drejtojê shendetin publik te kolonjarëve.

I proçeduar nga prokuroria dy herë dhe i kapur në shkelje drejtoruci i PS vazhdon aktivitetin e tij normal si drejtor ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë nëpër komisariate dënime dhe për gjoba të pamerituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat