Ndryshime në qeveri? Rama: Në fund të gushtit do të bëjmë një bilanc, pastaj do shohim

Shqipëria

Ndryshime në qeveri? Rama: Në fund të gushtit do të bëjmë një bilanc, pastaj do shohim

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 22:56
Kabineti qeveritar me presidentin

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar se shtatori mund të sjellë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Përballë” në RTSH, Rama tha se përpara se të shkojë te ndryshimet do të ketë një analizë.

“Ne kemi futur një sistem të ri të performancës të ministrave dhe zv.ministrave. Kjo po shtrihet edhe në agjencitë e tjera të administratës. Për gjithsecilin ka objektiva dhe parametra. Para disa ditësh ne kemi bërë disa analiza. Kemi edhe disa analiza që duhet t’i bëjmë në gusht ndërsa në fund të gushtit do të bëjmë një bilanc. Pastaj do të shohim se si do të hyjmë në shtator. Ju kujtoj se në shtator është nisim një reformë të madhe në administratë me bashkimin në një institucion të vetëm të AULIZNI-t, hipotekave dhe agjencisë së pronav”, ishte kjo përgjigja e Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat