Tentoi të therë policët, flet vjehrri i Gjinit: Ata i kanë terrorizuar, e qëlluan në sy të fëmijëve

Shqipëria

Tentoi të therë policët, flet vjehrri i Gjinit: Ata i kanë terrorizuar, e qëlluan në sy të fëmijëve

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 23:40
Gaqo Gjini

Ngjarja e ndodhur këtë pasditë të së enjtes në zonën e Rradhimës në Vlorë shqetësoi jo pak pushuesit e plazhit, të cilët u përballën me zhurmat e të shtënave me armë dhe forcat e shumta të policisë që mësynë zonën.

Policia erdhi në zonë për të vënë në pranga Gaqo Gjinin, i dyshuar se pjesëtar i një bande e cila disa vite më parë grabiti një bankë në Vlorë. Në shtëpinë e këtij të fundit ka patur një përplasje. Policia në njoftimin zyrtar tha se 38 vjeçari tentoi të qëllojë njërin nga policët me thikë, ndërsa efektivi i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar në këmbë me armë.

Por varianti i ngjarjes tregohet ndryshe nga vjehrri i Gaqo Gjinit, i cili shprehet se dhëndri i tij nuk ka grabitur asnjë bankë dhe nuk ka qenë në kërkim. Ai shton se në shtëpinë e dhëndrit dhe vajzës së tij, policia ka mësyrë duke terrorizuar fëmijët e vegjël të çiftit, madje duke qëlluar të atin në sy të vogëlushëve.

Rrefimi i vjehrrit:

Vjehrri i Gaqo Gjinit

Vjehrri i Gaqo Gjinit: U zu djali dhe u dënua madje dhe doli. Këta i janë qepur këmbë për këmbë. Ai nuk ka plagosur asnjë, as bankë nuk ka grabitur. Po të kishte grabitur do kishte gradaçela.

Si është tani?

Vjehrri: Po i plagosur është në reanimacion

Si ndodhi ngjarja?

Vjehrri: Po nuk e di unë, tani erdha për vete më lajmëruan. Vajza më tha hajde shpejt se kanë bërë terror këtu. Ishte me fëmijët, vajza ishte me dy fëmijë të mitur. Policia u fut me dhunë.

A ishte në kërkim, i fshehur?

Vjehrri: Jo nuk ka qenë i fshehur, ka qenë në shtëpi gjithë kohës.

NJOFTIMI I POLICISE:

Sot në Radhimë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.

Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi G.Gj. është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.Vijon puna nën mbikqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të

rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin  evendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga rradhët e emigrantëve.

Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambjet të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat