Pandeli Majko, surpriza e seancës që shpërtheu në lot aktorëts

Shqipëria

Pandeli Majko, surpriza e seancës që shpërtheu në lot aktorëts

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 11:38
Pandeli Majko

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ishte surprizë e seancës maratonë të së enjtes, ku mazhoranca shqiptare votoi ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës 73-vjeçare të Teatrit Kombëtar.

Një ligj i miratuar në valën e gjatë të protestave të artistëve dhe të shoqërisë civile, që janë kundër shembjes së godinës historike, dhe që e ngritën zërin deri në momentin e fundit kur ky ligj u votua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Majko, nuk ka pranuar të japë votën e tij pro këtij ligji, një situatë e sikletshme e tij që u filmua nga kamerat, teksa debatonte me kryeministrin Edi Rama për këtë vendim të tijin. Një venim i papranueshëm nga kryeministri, i cili mësohet t’i jetë shprehur: nëse nuk voton, ik në shtëpi. Dhe ashtu bëri. Ministri Majko u pa të ngrihet nga karrigia e tij dhe të largohet nga salla e Kuvendit para se të niste votimi.

Veprimi i tij është përshëndetur nga shumë persona, e mes tyre edhe deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Ligji për Teatrin kaloi me 75 vota pro të mazhorancës, ndërsa opozita, e cila kundërshtoi nga salla këtë ligj, i hodhi kartonët e votimit në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit si gjithmonë, nuk pranoi ndërhyrjen e punonjësve të gardës që garantojnë sigurinë e tij. Vendimi i paprecedentë u pri mes revolte dhe lotësh jashtë sallës së Kuvendit, aty ku me qindra aktor, artistë të ndryshëm, qytetarë të zakonshëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile, mbajtën fjalime të gjata dhe apele drejtuar politikanëve për të mos e miratuar këtë lig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat