Negociatat, ambasada amerikane: Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv

Shqipëria

Negociatat, ambasada amerikane: Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 11:32
Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti vendimin e marrë nga BE në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas ambasadës, ky është një vendim pozitiv.

Po ashtu, ambasada nxit Shqipërinë që të rrisë ritmin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar,” thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat